Lutja
Allahu thotė:{Zoti juaj ka thėnė: Mė thėrrisni tju pėrgjigjem (Gafir 60).
{Dhe kur tė pyesin robėrit e mi pėr Mua, Unė jam me tė vėrtetė afėr, i pėrgjigjem lutjes sė lutėsit kur mė lutet}. (El-Bekare 186).
Transmeton Nuaman ibn Beshir [Allahu qoftė i kėnaqur me tė] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve slem] ka thėnė: Lutja ėshtė ibadet (transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).
Transmeton ibn Abasi [Allahu qoftė i kėnaqur me tė] se i Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] ka thėnė: Ibadeti mė i lavdėruar ėshtė lutja (transmeton Hakimi).
Transmeton Selman El-Farisij [Allahu qoftė i kėnaqur me tė] se i Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] ka thėnė: Nuk e kthen kaderin (asgjė) pėrveē lutjes dhe nuk e shtonė jetėn pėrveē mirėsia (transmeton Tirmidhiu).
Transmeton Ebu Hurejra [Allahu qoftė i kėnaqur me tė] se i Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] ka thėnė: Kush nuk kėrkon nga Allahu, Hidhėrohet (Allahu) me tė. (transmeton Tirmidhiu).
Shpjegimi:
Lutja ėshtė ibadet madhėshtorė, nė tė duket shpirti i tė gjitha ibadeteve e qė janė; nėnshtrimi, pėrulja dhe nevoja pėr Allahun.
Gjatė lutjes njeriu i nėnshtrohet mėshirės sė Allahut dhe dhuntis sė Tij, andaj lutja ėshtė ibadeti mė i vlefshėm dhe nuk ka ibadet vetėmse pėrmban lutje.
Allahu s.v.t. e donė atė qė i lutet dhe tregon varfėrin e tij pėr Allahun s.v.t..
Dobitė:
-Vendin e lartė qė ka lutja, pasiqė i Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] e ka numėruar nga ibadeti.
-Ėshtė ibadeti mė i vlefshėm pasiqė pėrmbanė dhikr, kthim, mbėshtetje, varfėri dhe dashuri te Allahu s.v.t.
-Lutja ėshtė ibadet nuk lejohet ti pėrkushtohet askujt pėrveē Allahut s.v.t, e kush ia pėrkushton dikujt tjetėr pėrveē Allahut ka bėrė shirk.
-Allahu e ka bėrė lutjen shkak nė ndryshimin e kaderit dhe kjo ėshtė nga kaderi.
-Dashuria e Allahut ndaj atij qė i lutet dhe hidhėrimi i Allahut ndaj atij qė nuk i lutet.