Pejonalija Admin
Numri i postimeve : 114 Age : 43 Registration date : 26/10/2007
| Titulli: Myslimanėt luten: Allah,na e lėsho shiun! Sun Oct 28, 2007 6:10 am | |
| "Vetėm Zoti e ka nė dorė pėr tė sjellė reshje shiu". Me kėtė bindje, dje, ditėn e xhuma, lutjet e sė premtes sė besimtarėve myslimanė, janė pėrqendruar te thirrja drejtuar Zotit pėr tė sjellė shi nė tokėn e tharė e zhuritur nga thatėsira e tejzgjatur. Predikuesi i xhamisė "Dine Hoxha" nė rrugėn e Kavajės, Ahmed Kalaja, u bėri thirrje besimtarėve qė tė luten me zemėr qė siē u shpreh ai, Allahu i madhėruar, tė na mėshirojė si krijesa e tė na sjellė shi, nė kėtė kohė, kur vendi po vuan nga mungesa e energjisė elektrike dhe nga zjarret qė po pėrflakin vendin. Nė doktrinėn islame, Zoti ėshtė i plotfuqishėm pėr gjithēka; ėshtė ai qė krijon shkaqet dhe pasojat. Predikuesi Kalaja tha se nuk ka ndėrprerje tė kondensimit tė avujve nė atmosferė, ēka mundėson rėnien e reshjeve. Por sipas tij, Zoti me plotfuqishmėrinė e tij absolute, ndėshkon njerėzit pėr zhytjen e tyre nė mėkate, duke e bėrė tė pamundur rėnien e shiut qė nė Kuran, pėrmendet nga vetė Zoti si njė nga mirėsitė mė tė mėdha tė tij mbi tė gjitha krijesat nė tokė, duke pėrfshirė, njerėzit, bimėt dhe gjallesat. Nė kėtė kontekst, ai u bėri thirrje tė gjithė shtresave tė popullsisė qė tu kthehen lutjeve tė sinqerta dhe tu largohen gjynaheve qė sipas tij, janė lakuriqėsia, imoraliteti, vjedhja dhe mashtrimi me tė rėndat, vrasjet. Para ritualit tė lutjes, besimtarėt kthyen nga e prapa veshjen e sipėrme si simbol i dėshirės pėr ndėrrimin e gjendjes ku ndodhet sot vendi; pra nga thatėsirė nė shi e reshje tė shumta. Nė doktrinėn islame, lutja ėshtė njė ndėr kolonat e besimit. Me anė tė saj, njeriu tregon pafuqishmėrinė e vet pėrballė fuqisė absolute tė Zotit, por po aq e rėndėsishme ėshtė pėrpjekja e tij qė duhet tė bėjė pėr tė arritur qėllimin. Nė rastin e lutjes pėr shi, ajo qė duhet tė bėjė besimtari si pėrpjekje, ėshtė largimi nga gjynahet, shoqėruar me lutje tė pandėrprera | |
|