Thirrja Islamike
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 FEMRA MUSLIMANE DHE PADREJTĖSITĖ SHOQĖRORE BASHKĖKOHORE

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

FEMRA MUSLIMANE DHE PADREJTĖSITĖ SHOQĖRORE BASHKĖKOHORE Empty
MesazhTitulli: FEMRA MUSLIMANE DHE PADREJTĖSITĖ SHOQĖRORE BASHKĖKOHORE   FEMRA MUSLIMANE DHE PADREJTĖSITĖ SHOQĖRORE BASHKĖKOHORE Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 6:15 am

FEMRA MUSLIMANE DHE PADREJTĖSITĖ SHOQĖRORE BASHKĖKOHORE









Dr. Sara bint Abdul Muhsin bin Xhelua Al Su’ud









Islami me normat dhe botėkuptimin e tij erdhi pėr tė ēliruar njeriun, mendjen, zemrėn, shpirtin dhe trupin e tij, nga prangat e paragjykimeve, idhujtarisė, iluzioneve dhe kotėsisė; pėr ta pastruar atė nga ndotjet e nėnshtrimit dhe pėruljes ndaj ēdo gjėje pėrveē Zotit; pėr tė realizuar njeriun e pėrsosur me anė tė nėnshtrimit tė plotė tė tij ndaj Allahut tė Madhėruar dhe pėr t’ia bėrė tė qartė njeriut qėllimin e krijimit tė tij, qė ėshtė adhurimi i Allahut: “Nuk i krijova xhindėt dhe njerėzit pėrveē se pėr tė mė adhuruar. Nuk dua prej tyre tė mė ushqejnė, sepse Allahu ėshtė ai qė furnizon gjithēka e Ai ėshtė i forti” [Edh-Dharijat: 56-57], dhe ndėrtimi i kėsaj bote duke zbatuar ligjin e Allahut, sė pari nė veten e tij e mė pas nė realitetin qė e rrethon: “Dhe kur Zoti yt i tha engjėjve: Unė do tė krijoj nė tokė njė mėkėmbės…” [El Bekare: 30]. Nė kėtė mėnyrė realizohet drejtėsia e plotė nė tokė. Ibn Kajimi thotė: “Sheriati (ligji) islam ėshtė pėr tė mbrojtur interesat e njerėzve pėr kėtė botė dhe pėr tjetrėn. Ai ėshtė i tėri drejtėsi, mėshirė dhe urtėsi. Ēdo ēėshtje qė del nga drejtėsia nė padrejtėsi, nga mėshira nė mizori dhe nga urtėsia nė kotėsi, nė tė vėrtetė nuk ėshtė prej tij edhe po u munduan me anė tė ndonjė interpretimi tė kotė ta bėjnė prej tij. Ligji islam ėshtė drejtėsia e Allahut pėr krijesat e Tij, ėshtė mėshira e Tij nė mes tyre, ėshtė hija e Tij nė tokė dhe urtėsia e Tij qė argumenton ekzistencėn e Tij dhe vėrtetėsinė e mesazhit tė profetit tė Tij tė fundit, Muhamedit a.s”.

Ai qė i studion me kujdes burimet e ligjit islam, Kuranin dhe porositė e Profetit a.s., si dhe parimet e pėrgjithshme mbi tė cilat ngrihet ky ligj, vėren se ata i drejtohen njeriut si krijesa mė e lartė: “Me tė vėrtetė qė i nderuam njerėzit … dhe i lartėsuam ata prej shumė krijesave tė tjera” [El Isra: 70], e cila u dallua nga tė tjerat se Allahu krijoi gjithēka pėr tė: “A nuk e patė qė Allahu ju vuri nė shėrbim gjithēka qė krijoi nė qiell dhe tokė dhe ju dha nga begatitė e Tij qė i shihni dhe nuk i shihni” [Lukman: 20] dhe i dha mendjen qė ėshtė kushti pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė e zgjedhjes midis tė mirės dhe tė keqes: “Ne ia ofruam pėrgjegjėsinė (e zgjedhjes midis tė mirės dhe tė keqes) qiejve, tokės dhe maleve, por ata e refuzuan se s’e mbanin dot dhe e mori atė pėrsipėr njeriu. Me tė vėrtetė qė ai u tregua i padrejtė (me veten) dhe i paditur (pėr pasojat e saj)” [El Ahzab: 72].

Ky njeri, qė iu dhanė gjithė kėto veēori, ėshtė qendra e botės, qendra e qytetėrimeve, madje qendra e gjithė mesazheve hyjnore. Dhe ky njeri ėshtė burri dhe gruaja, pa dallim midis tyre. Gruaja nė ligjin islam dhe nė konceptet e drejta islame ėshtė e plotėsisht e barabartė me burrin nė: tė drejtat, detyrimet, pėrgjegjėsitė dhe ndėshkimet. Teksti hyjnor i drejtohet tė dyve pa dallim, pėrveēse nė disa hollėsira qė janė tė veēanta pėr secilin prej tyre, veēori kėto qė i detyrohen urtėsisė sė ndryshimit tė tyre nė natyrėn, pozicionin dhe rolin e tyre nė shoqėri. Allahu i Madhėruar thotė: “Kushdo qė bėn vepra tė mira, mashkull apo femėr qoftė dhe ėshtė besimtar, do tė futet nė Xhenet dhe nuk do t’i bėhet asnjė padrejtėsi” [En-Nisa: 124].

Islami, si nga ana ligjore ashtu dhe nga ajo humane, e sheh gruan si tė barabartė me burrin dhe nė fillesė ata janė tė barabartė, pasi Profeti a.s. ka thėnė: “Gratė janė motrat e burrave”.

Ibn Rushdi (Averroesi) thotė: “Dispozitat e sheriatit janė tė njėjta pėr tė dy nė fillesė, veēse nėse vėrtetohet ndonjė dallim ligjor”. Kurse imam Ibn Kajimi thotė: “Dihet se nėse dispozitat e pėrmendura nė Kur’an apo Sunet janė nė gjininė mashkullore dhe nuk shoqėrohen me atė femėrore, vlejnė pėr tė dyja palėt”.

Pra, parimisht, teksti hyjnor i drejtohet burrave dhe grave duke filluar qė nga nderimi i njeriut e deri te pėrgjegjėsia penale.

Doktor Muhamed Said Ramadan El Buti, kur flet pėr bazėn e Sheriatit Islam thotė: “Kjo bazė e bėn tė domosdoshme qė burri dhe gruaja tė jenė partnerė tė barabartė nė tė drejtat e pėrgjithshme tė njeriut, si e drejta pėr tė jetuar, e drejta e lirisė etj. Ajo kėrkon gjithashtu qė burri dhe gruaja tė jene partnerė nė detyrimet qė kanė kundrejt ndėrtimit tė jetės njerėzore sipas sistemit qė vuri Islami duke filluar me ndėrtimin e individit tė ndershėm e duke vazhduar mė tej me familjen dhe shoqėrinė. Pra, burri dhe gruaja ndajnė pėrpjekje tė barabarta pėr nga rėndėsia dhe rreziku nė rrugėn e ndėrtimit dhe ruajtjes sė jetės”.

Madje nuk e teprojmė po tė themi se Islami i kushtoi femrės njė rėndėsi tė veēantė, aq sa Profeti a.s. ka thėnė disa herė: “Pėrkujdesuni dhe silluni mirė me gratė”, “Mė i miri ndėr ju ėshtė ai qė ėshtė mė i miri pėr familjen e tij dhe unė jam mė i miri i jush pėr familjen time”, “Mė i miri prej jush ėshtė ai qė tregohet mė i mirė me gruan e vet”.

Pas gjithė kėsaj a mund tė thuhet se ndodhin padrejtėsi nėn hijen e kėtij sistemi ligjor hyjnor tė pėrpiktė, qė pėrcaktoi tė drejtat dhe detyrimet, qė sistemoi marrėdhėniet personale, familjare dhe shoqėrore, madje dhe ato ndėrkombėtare nėpėrmjet parametrave ligjorė qė rregullojnė botėkuptimet, sistemet shoqėrore, normat morale, marrėdhėniet politike, ekonomike e financiare me pėrpikmėrinė mė tė lartė, duke i bėrė ato tė pėrshtatshme pėr ēdo idivid, nė ēdo kohė e vend?

A mund t’i bėhet padrejtėsi nėn kėtė sistem njėrit prej anėtarėve tė shoqėrisė, gruas, e cila u nderua dhe u lartėsua, madje iu dha pėrparėsi ndaj burrit pėr sa i pėrket bindjes dhe pėrkujdesjes sipas ngjarjes nė tė cilėn njė njeri e pyeti tė Dėrguarin e Allahut a.s.: O i Dėrguari i Allahut! Kush e meriton mė shumė pėrkujdesjen time? Nėna jote - tha Profeti a.s. Po pastaj? - e pyeti ai. Nėna jote - tha Profeti a.s. Po pastaj? - e pyeti ai. Nėna jote - tha Profeti a.s. Po pastaj? – e pyeti ai. Babai yt - iu pėrgjigj Profeti a.s.”.

Pėrgjigjja logjike do tė ishte “jo”. Sepse mirėsia, drejtėsia dhe barazia janė vlera qė e pėrfshijnė shoqėrinė me tė gjithė individėt e saj, pėr sa kohė qė kjo shoqėri gjykohet nga ligji i Allahut, i cili nuk merr me tė mirė askėnd dhe nuk preferon askėnd nė dėm tė tjetrit, siē thotė dhe vetė Allahu i Madhėruar: “O njerėz! Ne ju krijuam prej njė mashkulli dhe njė femre dhe ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni me njėri-tjetrin. Mė i miri prej jush te Allahu ėshtė ai qė i trembet mė shumė Atij” [El Huxhurat: 13].

Kėto ideale u bėnė realitet nė kohėn e Profetit a.s., nė kohėn e kalifėve tė drejtė dhe nė kohėn e lulėzimit tė qytetėrimit islam, kur gruaja qėndroi pėrkrah burrit pėr ndėrtimin e lavdisė sė kombit musliman, pėr lartėsimin e fjalės sė Allahut dhe realizimin e virtyit tė mirėsisė me tė cilin Allahu i Madhėruar i dalloi muslimanėt duke thėnė: “Ishit kombi mė i mirė qė doli prej njerėzve, (sepse) urdhėroni pėr tė mirė , ndaloni nga e keqja dhe e besoni Allahun” [Ali Imran: 110]. Nė kėtė mėnyrė ata plotėsuan fjalėn e Allahut: “Besimtarėt dhe besimtaret janė afėrt tė njėri-tjetrit. Ata urdhėrojnė pėr tė mirė dhe ndalojnė nga e keqja, e falin namazin, e japin zekatin dhe i binden Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. Allahu ka pėr t’i mėshiruar, (se) Ai ėshtė i Plotfuqishėm dhe i Gjithėdijshėm” [Et-Tevbe: 71].

Prandaj a ka vend pėr gjithė kėtė zhurmė qė bėhet pėr tė drejtat e gruas nė shoqėritė e sotme muslimane, ku gruaja merr pjesė tashmė nė fushat e ndryshme tė dijes, kulturės dhe politikės, apo janė thjesht imitim i verbėr i Perėndimit? Pėrgjigjen e kėsaj pyetje do tė mundohet ta japė ky libėr .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
 
FEMRA MUSLIMANE DHE PADREJTĖSITĖ SHOQĖRORE BASHKĖKOHORE
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: Gruaja dhe Familja nė Islam-
Kėrce tek: