Para pak ēastesh pėrfunduat iftarin dhe falėnderuat Zotin xh.sh. pėr ushqimin pas urisė dhe etjes. Iftari ėshtė njėri prej dy gėzimeve qė i ka theksuar Muhammedi a.s.: "Agjėruesi ka dy gėzime: nė iftar dhe nė takimin me Zotin e tij."
Gėzimi i pėrbashkėt nga ushqimi dhe freskimi zakonisht realizohet nė mbrėmjet e Ramazanit sepse familja vėshtirė bashkohet nė ushqim e haje pos nė Ramazan, bile nėse ndokush mungon nga familja, mungesa e tij ndihet mė sė shumti nė ditėt e Ramazanit.
Ju, o agjėrues, nė ēdo mbrėmje tė Ramazanit pėrjetoni lumturi tė papėrshkruar, i falėnderoheni Zotit xh.sh. dhe kėrkoni prej Tij qė ajo lumturi tė vazhdojė; pra si e paramendoni vazhdimin e kėtyre begative dhe si i falėnderoheni?
Falėnderimi pėr mirėsitė nuk shprehet vetėm me gjuhė por duhet tė punosh qė edhe vėllezėrit tu, tė cilėt jetojnė njė jetė nė skamje, tė tė shoqėrojnė nė ato mirėsi. Sa tė varfėr ka qė janė mė tė zgjuar e mė tė menēur se tė pasurit mirėpo ashpėrsia e shoqėrisė dhe mosinteresimi shtetėror ua destinoi botėn e mjerimit dhe tė problemeve elementare.
Pasi qė mėshira pėr ta ėshtė e obliguar jashtė ditėve tė Ramazanit, atėherė gjatė kėtij muaji bėhet edhe mė e obligueshme.
Pasi qė shoqatat humanitare obligohen t'u ndihmojnė dhe t'ua fshijnė lotėt, pikėllimet dhe mjerimet e tyre, atėherė muslimanėt janė mė tė obliguar pėr t'i bėrė tė lumtur e t'u ndihmojnė.
O ju njerėz, a nuk mendoni se numri i njerėzve tė tillė ėshtė shumė i madh?
A nuk mendoni se ata nė shoqėrinė tonė tė ashpėr e tė vrazhdė gjenden nė ēdo lagje, treg, rrugė, fshat...?
Mos mendoni se tė gjithė ata tė cilėt trokasin nė dyert tuaja dhe tė cilėt ju bezdisin me insistimet e tyre nėpėr rrugė janė tė varfėr sepse shumica janė ekspertė nė fjalė. Tė mjerė dhe tė varfėr janė ata tė cilėt nuk mund t'i ushqejnė fėmijėt me rrogat e tyre, gratė qė s'kanė gjė nė vatrat e tyre, jetimat, refugjatėt e ikur tė cilėt pėr shkak tė politikės diskriminuese, tradhtisė apo faktorėve tė tjerė e humbėn pasurinė, u poshtėruan, u shpėrndanė nėpėr rruzullin tokėsor dhe erdhėn te ne qė tė kėrkojnė lėmoshė pėr jetė