Thirrja Islamike
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 RAMAZANI, MUAJI I LIRISĖ

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

RAMAZANI, MUAJI I LIRISĖ Empty
MesazhTitulli: RAMAZANI, MUAJI I LIRISĖ   RAMAZANI, MUAJI I LIRISĖ Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 5:55 am

Nė liri plotėsohet adhurimi, kurse me realizimin e adhurimit plotėsohet liria".
Ahmed ibn Hadravejhi
Liria nuk ėshtė ashtu siē e kuptojnė shumica e njerėzve, gjegjėsisht nuk pėrkufizohet me pėrfitimin e popujve, tė drejtat e tyre nė udhėheqje e pavarėsi sepse kjo ėshtė liri politike, e pas saj vijon liria e idologjisė, e popullit, kulturės dhe doktrinave humane fisnike.
Liria nuk ėshtė ashtu siē e paramendojnė shumica e tė rinjve, gjegjėsisht njeriu tė vrapojė pas epsheve dhe dėfrimeve tė tij, tė hajė e tė pijė si tė dojė si dhe tė realizojė ēdo gjė qė dėshiron. Kjo liri prezenton formėn e kaosit nė njė anė dhe robėrinė e urrejtur nė anėn tjetėr.
Kjo liri prezenton formėn e kaosit sepse s'ka nė botė liri absolute e tė pakufizuar me ligj ose sistem, bile ēdo gjė nė botė zhvillohet sipas ligjit tė posaēėm sistematizues.
Liria e individit mbrohet vetėm nėse pėrkufizohet me disa rregulla me qėllim qė tė mbrohen liritė e tė tjerėve, dhe nga kjo urtėsi dalin ligjet, kushtetutat, sistemimet dhe rregullat. Pėr shembull, ligji i trafikut nė metropolet e mėdha, ku udhėzohesh nėpėr rrugė me shenjat udhėzuese tė komunikacionit, ligji i qetėsisė sė pėrgjithshme, i cili pengon tė bėrtasish natėn nė rast tė kalimit nėpėr lagjet e banuara; ligji i mbrojtjes sė pavarėsisė, gjegjėsisht s'mund tė propagosh ide qė e rrezikojnė sigurinė e paqes nė shtet...
A mund tė kėrkosh kontratėn paqėsore me armikun gjersa populli yt gjendet nė kulm tė luftės? A mund tė zhvillosh tregti me armikun apo t'ia dorėzosh prodhimet e vendit tėnd pa kurrfarė dėnimi qė shpeshherė pėrfundon me ekzekutim?
Plotėsimi i lirisė ndonjėherė realizohet me ndalim, p.sh. tė sėmurit tė cilit i ndalohet ushqimi i dėmshėm, i kufizohet pėrkohėsisht liria e ushqimit pėr shkak tė shėrimit ndėrsa krimineli burgoset pėrkohėsisht pėr tė kuptuar se si ta shfrytėzojė mė vonė lirinė e vet, nė mėnyrė tė drejtė dhe pa i dėmtuar njerėzit dhe vetveten.
Njeriu nuk jeton i vetėm por ėshtė pjesė e shoqėrisė sė bashkuar dhe kėshtu nėse dėmtohet ai dėmtohet edhe shoqėria. Pėr kėtė, Muhammedi a.s. ka dhėnė njė shembull tė bukur rreth njė grup njerėzish qė kanė lundruar me anije. Disa prej tyre kanė qenė nė pjesėn e lartė kurse tė tjerėt nė pjesėn e ulėt tė anijes. Pasi qė ata tė cilėt ishin poshtė e merrnin ujin prej atyre qė ishin lartė, thanė: "Pse nuk fundosemi e tė marrim ujin drejt nga deti?" Muhammedi a.s. tha: "Sikur t'u lejonin tė veprojnė sipas dėshirės sė tyre do tė fundoseshin tė gjithė, e nėse shpėtonin ata, do tė shpėtonin tė gjithė". Ky ėshtė njė shembull i mirė nga mėsuesi mė i madh i njerėzimit, i cili pėrkufizon lirinė individuale qė nuk dėmton askend dhe lirinė qė dėmton dhe shkatėrron shoqėrinė nėse eventualisht aplikohet.
Sa i pėrket robėrimit, mund tė themi se liria plotėsohet atėherė kur nuk tė robėron ndokush qė ėshtė njeri sikur ti. Liria individuale, nė tė cilėn mbėshteten disa njerėz, prezenton robėrimin e urrejtur nga ana e njeriut qė ėshtė sikur ti dhe kaosin e parimeve jetėsore. Nėse mbi njeriun dominojnė kėnaqėsitė e epsheve dhe jeta e shfrenuar, atėherė ai shndėrrohet totalisht nė rob tė kėnaqėsisė, sepse jetėn e tij vetėm ajo e dirigjon. Nė kėtė rast ai vepron siē dikton kėnaqėsia epshore dhe s'mund ta kundėrshtojė.
Ēfarė lirie ėshtė kjo kur gjėrat e pavlefshme e shndėrrojnė njeriun nė rob?! Sikur tė vlerėsohej njeriu sipas sasisė sė plotėsimit tė epsheve, atėherė shtaza do tė ishte mė e vlefshme!
Shtazėt vrapojnė pas kėnaqėsisė sė pakufizuar e tė paqėllimtė, kurse njeriu sado qė orvatet t'i plotėsojė kėnaqėsitė e veta, pėrsėri do tė gjegjė pengesa nė rrugė. Pra si mendoni ju, a mund tė paramendojė ndokush se shtaza qė nuk hasė nė pengesa ėshtė mė e lirė se njeriu dhe mė e lumtur?!
Kur ndjek ndokush ndonjė vajzė apo kėngėtare, a mund tė paramendojė se ėshtė i lirė nga dominimi i tyre? A nuk e sheh ate si rob tė ēastit, tė zėnė peng e tė humbur?
Qėllimet mė tė larta nė jetėn e tij varen nga dashuria e larguar apo nga dėshuria e trupit tė ndaluar?
A ka robėri mė tė keqe se ajo qė nuk e lė njeriun tė lirė nė dashuri ose urrejtje, nė vazhdim ose ndalim, nė kėnaqėsi ose hidhėrim apo nė qetėsi ose huti?
A mund tė supozojmė se ėshtė i lirė ai qė jepet pas pijeve dehėse derisa tė dėmtohen nervat, shėndeti, mendja dhe dinjiteti i tij? A ka diēka mė neveritėse se robėrimi nga pija vrasėse dhe helmi shkatėrrues?
Kėshtu mund ta gjykosh atė qė dorėzohet krejtėsisht para pasurisė e pozitės dhe fanatizmin e udhėheqėsit. Ēdo njeri i dorėzuar para kėtyre gjėrave, shndėrrohet nė rob tė mposhtur si dhe ēdo epsh qė sundon mbi veprat dhe sjelljet e tij, e shndėrron nė rob tė pėrhershėm. Kjo gjendje pėrshkruhet shumė bukur nė Kur'an: "A e ke parė ti (Muhammed) atė qė duke e ditur, dėshirėn e vet e respekton si zot tė vetin?" (El-Xhathije: 23)
Dėshirat e njerėzve tė tillė kanė karakteristika hyjnore... A nuk ėshtė Zot ai i cili adhurohet, i nėnshtrohen, i frikohen dhe i luten? A nuk janė ithtarėt e epsheve nėn dominimin e dėshirave tė tyre ngase nuk mund t'i hidhėrojnė e as t'i refuzojnė?!
Robėrimi nuk paraqitet vetėm nė formė tė lidhjes apo tė burgut sepse kėto janė llojet mė tė lehta tė tij dhe me afat shumė tė shkurtė.
Robėrimi i vėrtetė formohet nga tradita e pėrditshme qė dirigjon, epshi qė sundon dhe kėnaqėsia qė adhurohet... Liria nuk ėshtė nė transferimin prej njė vendi nė njė vend tjetėr por ajo ėshtė nė dominimin mbi epshet tuaja dhe nė dallimin e tė mirės ndaj sė keqes.
Liria e vėrtetė ėshtė qė tė mos bėhesh rob i shprehisė sė pėrditshme dhe tė tė mos mposhtė epshi. Nė kėtė kuptim muslimanėt e devotshėm kanė qenė plotėsisht tė lirė sepse feja i ka liruar shpirtrat e tyre nga ambiciet, epshet dhe dėshirat e dėmshme, i ka lidhur shpirtrat e tyre me All-llahun, xh.sh. Krijuesin e gjithėsisė dhe jetės kurse dėshirat e tyre i ka kufizuar vetėm me dėshirėn e Tij. Zoti xh.sh. ėshtė i Vėrtetė, burim i tė mirės, dashurisė dhe mėshirės. Njeriu lirohet nga atributet e urrejtura vetėm nė rastė se dominojnė mbi te: e vėrteta, mirėsia dhe mėshira. Nėse njeriu obligohet tė robėrohet nga ndonjė ide, doktrinė apo krijesė, atėherė pėr tė mė mirė do tė ishte sikur tė bėhej rob i tė Vėrtetės se sa i tė keqes. Ata tė cilėt i robėron doktrina njerėzore qė e pėrfiton lartėsinė e saj nga Zoti, janė mė tė mirė se ata tė cilėt i robėron doktrina epshore qė rrjedh nga djalli. Ata tė cilėt i nėnshtrohen All-llahut xh.sh. dhe i respektojnė urdhėrat e Tij janė mė tė mirė, mė tė pėrkryer dhe mė tė menēur se ata tė cilėt i nėnshtrohen femrės, gotės, pasurisė ose epshit, gjegjėsisht respektojnė urdhėrin e njeriut qė gabon apo qėllon, lartėsohet apo mposhtet, bėn mirė ose keq...
A nuk vėren, sė bashku me mua, pas gjithė kėsaj, marrinė e disa pėrparimtarėve qė refuzojnė tė thirren ashtu siē i kanė thirrur etėrit e tyre, si Abdull-llah (Rob i Zotit) ose Abdulxhevad (Rob i Bujarit), kurse nė tė kundėrtėn lejojnė tė atribuohen me "robėri"?! A nuk i sheh ata tė cilėt refuzojnė robėrinė nga fuqia e tė cilit nuk mund tė largohen kurse pranojnė robėrimin e epshit mė tė urryer e mė tė poshtėr? A nuk sheh se ata kanė nevojė pėr keqardhjen tėnde mė tepėr sesa tė nxisin nė shpirtin tėnd marrinė dhe mohimin?
Me kėtė koncept preciz tė lirisė dhe robėrimit e presim Ramazanin si muaj tė "lirisė" kurse agjėrimin si shkollė ku diplomojnė tė lirėt me plotkuptimin shkencor tė fjalės.
Nė Ramazan ka uri, etje, kufizim dhe ndalim, por edhe shėndet dhe lirim nga robėrimi; nė tė ka revolucion kundėr robėrimit tė ushqimit e pierjes, shprehisė e jetės monotone...
Revolucioni kundėr robėrisė ėshtė atributi i parė i tė lirėve.
Nė Ramazan ka abstenim vullnetar nga kėnaqėsia dhe pikėrisht kjo gjė paraqet lirinė. Liria e dėshirės ėshtė tė veprosh sipas mendjes tėnde e jo sipas epsheve dhe emocioneve, si dhe ta ndalosh veten nga ajo qė mund ta realizosh. Vetėm nė kėtė rast ke dėshirė tė fuqishme, epsh tė dobėt, i kontrollon dėshirat tuaja dhe nuk dėshton mendja yte para fuqisė sė epshit tėnd. Ai qė atribuohet kėshtu, korrė fitore nė ēdo betejė.
Shiko tregimin pėr mbretin Talut, i cili ndaloi ushtarėt e vet tė pijnė ujė nga lumi, edhe pse ishin tė etur e tė rraskapitur, mirėpo vetėm njė numėr i vogėl e respektoi urdhėrin e dhėnė dhe ky numėr ngadhėnjeu pėr shkak se ishin dinjitozė nė pėrcaktimet e tyre:
"E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinė, tha: 'All-llahu do t'ju sprovojė me njė lumė, e ai qė pi prej tij, ai nuk ėshtė me mua, e kush nuk e shijon ate, ai ėshtė me mua, pėrveē atij qė me dorėn e vet e pi njė grusht!' Mirėpo, me pėrjashtim tė njė pakice prej tyre, tė tjerėt pinė nga ai. E kur e kaloi ai (Taluti) atė sė bashku me tė edhe ata qė ishin besimtarė thanė: 'Ne sot nuk kemi fuqi kundėr Xhalutit dhe ushtrisė sė tij!' Por ata qė ishin tė bindur se do ta takonin All-llahun xh.sh. thanė: 'Sa e sa grupe tė vogla me dėshirėn e All-llahut kanė triumfuar ndaj grupeve tė mėdha!' All-llahu ėshtė me durimtarėt. E kur i dolėn pėrballė Xhalutit dhe ushtrisė sė tij, thanė: "Zoti ynė! Na dhuro durim, na i pėrforco kėmbėt tona dhe na ndihmo kundėr pabesimtarėve!" (El-Bekare: 249-250)
Kėshtu, triumfuan ndaj tyre pasi qė dominuan mbi nevojat e tyre.
"E ata, tė cilėt luftuan pėr hir Tonin, Ne me siguri do t'i orientojmė rrugės pėr te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu ėshtė nė krahun e besimtarėve". (El-Ankebut: 69)
Gjatė Ramazanit, adhurimi ndaj Zotit ėshtė i plotė!
Sa mė tė lirė tė jenė njerėzit, aq mė shumė do ta adhurojnė Zotin!
Kėta njerėz nuk robėrohen nga kėngėtarja, epshi, pasuria, kėnaqėsia, ambicia dhe shqetėsimi, bile as qė i kaplon frika apo drithma.
Adhurimi i Zotit i ka ēliruar nga ēdo frikė pos frikės nga Ai: "Ta keni tė ditur se tė dashurit e All-llahut (evliatė) nuk kanė frikė (nė botėn tjetėr) e as kurrfarė brengosje. (Ata janė ata) tė cilėt besuan dhe ishin tė ruajtur. Atyre u jepet myzhde nė jetėn e dynjasė (nė ēastin e vdekjes) dhe nė jetėn tjetėr (pėr shpėtim dhe xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund tė pėsojnė ndryshim. E, kjo ėshtė sukses i madh". (Junus: 62-64)
Kėshtu, ata refuzuan ēdo adhurim pos atij tė All-llahut xh.sh. dhe u shndėrruan nė zotėrues tė epsheve, fituan liri tė vėrtetė e moral fisnik dhe nė zemrat e tyre u pasuruan...
Pasha jetėn time, kjo ėshtė liri e madhėruar!
Me tė drejtė ka thėnė Muhammedi a.s.:
"Pasuria nuk ėshtė nė pronėn e gjerė, por nė shpirt."
Sa e mirė ėshtė thėnia e Ibn Ataull-llahut: "Ti je i lirė nėse largohesh nga diēka, e nėse jo, atėherė bėhesh rob i saj".
Nga e gjithė kjo qė u theksua mund tė kuptohet urtėsia e madhe e thėnies sė sufistit tė njohur Ahmed ibn Hadravejhit: "Nė liri plotėsohet adhurimi, kurse me realizimin e adhurimit plotėsohet liria".
Gjatė Ramazanit njeriu largohet nga paedukimi i urrejtur, fjala fyese, sjellja e turpshme...
Sa e ėmbėl ėshtė kjo liri!
Ti je i lirė nė sjelljen fisnike dhe nuk dėrgohesh nėpėr gjyqe, nuk burgosesh dhe nuk e humbė meritėn e pozitės!..
Ti je i lirė nė fjalėn fisnike, nuk obligohesh tė kėrkosh falje, nuk qortohesh dhe nuk pendohesh!
Ti je i lirė nė bashkėpunim me tė tjerėt, nuk kritikohesh, nuk flitet pėr tradhtinė tėnde dhe nuk je i dyshimtė!
O vėlla besimtar!
Ky Ramazan na mėson lirinė e plotė me urinė e tij, etjen, kufizimin dhe ndalimin... A s'e dėshiron lirinė e tillė, qė buron nga uria dhe ndalesa?
Eja pra me mua e tė fluturojmė nė horizontet e lirisė!
Eja me mua e tė largohemi nga bota e robėrve!
Eja me mua e tė shohim se si jetojnė robėrit nė botėn e adhurimit!
A mendon se politikanėt e mėdhenj, qė i dirigjojnė ēėshtjet e botės janė tė lirė? A nuk sheh se janė robėr tė ambicieve tė tyre politike!
Si tė bėhet bota e lumtur kur robėrit e udhėheqin?
A mendon se ata tė cilėt e udhėheqin popullin pa dėshirėn e tij janė tė lirė? A nuk i sheh se janė robėr tė epsheve dhe lakmisė? Si mund tė jetė populli i lumtur kur robėrit e udhėheqin?
A mendon se tė gjithė popujt qė anojnė nga epshet e lira janė tė lirė nga ēdo adhurim? A nuk sheh se janė viktimė e pavetėdijes dhe shprehisė vrasėse? Si mund tė zgjohet njė popull qė nuk ėshtė ēliruar nga prangat e robėrisė?
A mendon se "pėrparimtarėt" qė nuk agjėrojnė janė tė lirė nė mendime e ide? A nuk sheh se mvaren nga kėnaqėsia e pafrenueshme dhe se janė robėr tė epshit tė pangopur? Barku dhe epshi i tyre i kanė privuar nga bota e tė lirėve dhe nga atributet e luftėtarėve! Si mund ta paramendojnė lirinė kur mendja e tyre ėshtė nėn dominimin e epshit?
Ata janė robėr me rroba tė tė lirėve!
T'i cekim tė lirėt e botės sė tė lirėve!
A nuk tė kujtohet dita kur i erdhi Muhammedit a.s. liria, gjegjėsisht liria e plotė e sheriatit tė Zotit, i ēliroi arabėt dhe i shndėrroi nė udhėheqės tė botės?
A nuk tė kujtohet liria e tyre nė mendime gjersa Umeri i tha (Haxherul-Esvedit) gurit tė zi: "Pasha Zotin, e di se je vetėm gurė, nuk dėmton e as qė ka dobi prej teje. Sikur tė mos e shihja tė Dėrguarin e Zotit se tė puthė, nuk do tė puthja asnjėherė".
A nuk tė kujtohet se pėrhapja e Islamit ishte mėshirė pėr popujt, ēlirim dhe shkatėrrim i prangave... Ata u shndėrruan nė popuj mė tė mėshirshėm dhe mė tė sinqertė nė bartjen e flamurit tė lirisė gjersa njė i Perėndimit brohoriti: "Historia nuk ka parė pushtues mė tė mėshirshėm se arabėt"!
A nuk tė kujtohet se u liruan nga robėrimi i pasurisė aq shumė saqė tė pasurit, gjatė jetės e shpėrndanė tėrė pasurinė e tyre. Kur e pyeti Muhammedi a.s. njėrin prej tyre se ēka i ka lėnė familjes sė tij, ai ėshtė pėrgjigjur: "Zotin dhe tė Dėrguarin e Tij".
A nuk tė kujtohet lirimi i tyre nga frika e vdekjes dhe dashuria e jetės gjersa komandanti i tyre, Halidi u tha armiqve: "Ju solla njerėz qė e duan vdekjen ashtu siē e doni ju jetėn!"
Po, vėllai im, ti e kujton gjithė kėtė!
Pra, tė mėsojmė prej Ramazanit lirinė qė tė jetojmė tė lirė nė kėtė botė dhe ta mėsojmė botėn se si ėshtė liria: "Ju jeni popull mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr tė mirė, tė ndaloni nga veprat e kėqija dhe tė besoni All-llahun." (Ali Imran: 110)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
 
RAMAZANI, MUAJI I LIRISĖ
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: Agjėrimi i Ramazanit-
Kėrce tek: