Thirrja Islamike
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 UDHĖZIMET E MUHAMMEDIT A.S. RRETH AGJĖRIMIT DHE DY BAJRAMEVE

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

UDHĖZIMET E MUHAMMEDIT A.S. RRETH AGJĖRIMIT DHE DY BAJRAMEVE Empty
MesazhTitulli: UDHĖZIMET E MUHAMMEDIT A.S. RRETH AGJĖRIMIT DHE DY BAJRAMEVE   UDHĖZIMET E MUHAMMEDIT A.S. RRETH AGJĖRIMIT DHE DY BAJRAMEVE Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 5:51 am

A. Adhurimi dhe bujaria e Muhammedit a.s.
Muhammedi a.s. gjatė Muajit tė Ramazanit e shtonte adhurimin. Gjatė kėtij muaji Xhebraili ia mėsonte Kur'anin. Kur e takonte Xhebrailin ishte edhe mė zemėrgjerė; ai ishte mė zemėrgjerė se njerėzit tjerė mirėpo edhe mė tepėr gjatė Muajit tė Ramazanit; gjatė kėtij muaji ai shtonte dhėnien e lėmoshės, mirėsinė, leximin e Kur'anit, namazin, pėrmendjen e emrit tė All-llahut (dhikrin) dhe i'tikafin, gjegjėsisht adhurimi dhe bujaria e tij gjatė kėtij muaji ndryshonin nga muajt tjerė, ndėrsa ndonjėherė agjėronte (edhe natėn edhe ditėn) me qėllim qė sa mė shumė kohė tė kalojė nė adhurim e ibadet, kurse shokėve tė vet (as'habėve) nuk ua lejonte agjėrimin e vazhdueshėm (natėn dhe ditėn).
B. Iftari i tij para namazit
Muhammedi a.s. hante iftar para namazit dhe zakonisht fillonte me lėngje, nėse nuk kishte lėngje atėherė me hurma, e nėse nuk kishte edhe hurma, atėherė me ujė.
C. Lutja e tij nė Iftar
Transmetohet se Muhammedi a.s. nė kohėn e iftarit thoshte: "O Zot, pėr ty agjėrova dhe me furnizimin Tėnd ha iftar". Gjithashtu transmetohet se ai thoshte: "Pėrfundoi etshmėria, u ngopėn damarėt dhe u sigurua shpėrblimi, nėse dėshiron Zoti!"
Ē. Mosagjėrimi i tij gjatė udhėtimit
Muhammedi a.s. gjatė udhėtimit nė Ramazan herė agjėronte e herė jo kurse shokėt e tij (as'habėt), zgjedhnin njėrėn prej tė dyjave. Muhammedi a.s. i urdhėronte shokėt e tij tė hanė kur i afroheshin armikut me qėllim qė tė kenė forcė pėr ta luftuar.
D. Nė dy festat e Bajramit
Muhammedi a.s. falte namazin e tė dy Bajrameve nė musal-la kurse vetėm njėherė e ka falur nė xhaminė e vet edhe ate pėr shkak tė shiut. Falja e tij nė musal-la argumentohet me hadithe tė transmetuara nė Sunenet e Ebu Davudit dhe Ibn Maxhes. Nė festat e Bajramit dhe Ditėn e xhumasė i vishte rrobat mė tė bukura. Zakonisht hante hurma para se tė dilte nė namazin e Bajramit tė Madh, kurse nė Bajramin e Vogėl pas kthimit nga musal-laja dhe hante nga kurbani.
Sipas haditheve autentike ai nė kėto dy festa tė Bajramit, pastrohej.
Muhammedi a.s. dilte nė kėmbė, shkonte nė musal-la dhe kthehej nga ndonjė rrugė tjetėr. Kur arrinte nė musal-la, fillonte namazin pa ezan, pa ikamet dhe pa thirrjen: "Namazin nė bashkėsi!". As ai e as shokėt e tij nuk faleshin nė musal-la para e as pas namazit (tė Bajramit). Ai e fillonte namazin para hutbes, falte dy reqate, pėrsėriste shtatė herė tekbirin: Zoti ėshtė mė i madhi (All-llahu Ekber) me interval shumė tė shkurtė dhe pa cekur diē tjetėr. Mirėpo transmetohet nga Ibn Mes'udi, i cili i falėnderohet All-llahut xh.sh. dhe kėrkon mėshirė pėr Muhammedin a.s. se: "Muhammedi a.s. pas pėrfundimit tė tekbirit lexonte suren el-Fatiha dhe pas saj lexonte suren Kāf: "KĀF - pasha Kur'anin Famėlartė" nė njė reqat kurse nė tjetrin suren El-Kamer: "U afrua koha dhe u nda hėna...". Ndonjėherė lexonte suren El-A'la: "Madhėroje Zotin tėnd mė tė lartė" apo suren Gashije: "A tė erdhi lajmi pėr belanė qė kaplon (kijametin)". Pas pėrfundimit tė leximit merrte tekbir dhe binte nė ruku. Kur e pėrfundonte reqatin e ngrihej nga sexhdja, merrte tekbir pesė herė e pastaj fillonte tė lexojė. Nė tė dy reqatet fillonte me tekbir kurse pas leximit binte nė ruku.
Pas pėrfundimit tė namazit, qėndronte para njerėzve tė cilėt ishin ulur pranė tij, i jepte leje atij qė dėshironte tė shkojė pa e dėgjuar hutben dhe fillonte hutben, gjegjėsisht zhvillonte ligjėratė para tyre e pastaj u ligjėronte grave tė cilat edhe jepnin sadaka.
Gjatė hutbes shpesh merrte tekbir.
Kėto ishin disa tė dhėna rreth asaj se si vepronte Muhammedi a.s. gjatė Muajit tė Ramazanit dhe dy Bajrameve.
Zoti i shtoftė ithtarėt e tij, na fisnikėroftė me gjurmėt e tij dhe na shpėrbleftė me tė mira!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
 
UDHĖZIMET E MUHAMMEDIT A.S. RRETH AGJĖRIMIT DHE DY BAJRAMEVE
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: Agjėrimi i Ramazanit-
Kėrce tek: