Thirrja Islamike
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 LINDJA E MUSAIT (AS)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

LINDJA E MUSAIT (AS) Empty
MesazhTitulli: LINDJA E MUSAIT (AS)   LINDJA E MUSAIT (AS) Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 5:36 am

Siē u tha nė kapitullin e mėparshėm, Musai lindi nė njė kohė fatkeqe. Madje edhe nė momentin e lindjes sė tij, jeta e tij ishte nė rrezik. Faraoni urdhėroi qė tė gjithė femijėt e gjinisė mashkullore tė vriten dhe femrat tė kursehen pėr t’u robėruar. I zėnė nė grackė nėn rrethana tė tilla, Musai ishte i shtyer tė jetonte njė jetė tė vėshtirė nė mesin e robėrve nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm me vdekje. Nėna e tij ishte shumė e brengosur pėr tė deri nė momentin kur u frymėzua nga Zoti:

Dhe Ne e frymėzuam nėnėn e Musait (duke i thėnė): “Jepi gji atij por kur tė kesh frikė pėr tė, atėherė hidhe nė lum (det) dhe mos ke frikė dhe as mos u pikėllo. Sigurisht qė Ne do ta sjellim atė pėrsėri tek ti dhe do ta bėjmė atė prej tė Dėrguarve Tonė.” (Kur’an, 28:7)
Zoti e udhėzoi nėnėn e Musait dhe i tha asaj qė ta vendoste atė nė njė arkė dhe ta lėshonte tė lundroj nė lumin Nil, poqese ushtarėt e Faraonit kurdoherė do tė mėsonin pėr lindjen e tij. Pasiqė frikėsohej pėr jetėn e djalit tė saj, ajo veproi sipas asaj qė iu frymėzua. Duke mos ditur se ku dhe si do ta kishin bartur ujėrat djalin e saj, ajo e vendosi Musain nė njė arkė dhe e lėshoi nė ujėrat e Lumit Nil. Mirėpo, me frymėzimin nga Zoti, ajo e dinte se ai nė fund do t’i kthehej asaj dhe do tė bėhej i dėrguar i Zotit. Zoti, Krijuesi dhe Gjithėpėrfshirėsi, krijoi Musain dhe nėnėn e tij dhe i lejoi tė dinė pėr fatin e tyre. Mė vonė, Zoti pėrkujtoi Musain pėr faktet e fėmijėrisė sė tij tė hershme nė kėtė mėnyrė:

Kur Ne e frymėzuam nėnėn tėnde (duke i thėnė): “Vendose nė arkė dhe hidhe nė lum (det), pastaj lumi (deti) do ta nxjerr nė breg dhe atje, ai qė ėshtė armik i Imi dhe i tij do ta marr… ” (Kur’an, 20:38-39)

Nė kėtė pikė, do tė duhej tė shtjellonim nė hollėsi temėn e fatit. Zoti, siē tregohet nė vargun mė lartė, i tha nėnės sė Musait ta lėshonte djalin nė ujė dhe e bėri me dije atė se Faraoni mė vonė do ta gjente dhe se Musai nė fund do t’i kthehej asaj si njė i dėrguar i Zotit. Me fjalė tė tjera, se Musai do tė vendosej nė arkė dhe do tė lėshohej nė lum, se atė do ta gjente dhe pėr tė do tė pėrkujdesej Faraoni dhe se ai pėrfundimisht do tė bėhej njėri prej profetėve, tė gjitha ishin tė ditura qė mė parė. Kjo pėr arsye se tė gjitha kėto ngjarje ishin parapėrcaktuar nga Zoti, nė pajtueshmėri me vullnetin e Tij dhe qė Ai i lejoi nėnės sė Musait tė mėsoj pėr kėtė para se kjo tė kishte ndodhur.
Kėtu duhet tė pėrmendim se tė gjitha hollėsitė qė kanė tė bėjnė me jetėn e Musait ishin tė paracaktuara nė sytė e Zotit dhe se tė gjitha ishin jetėsuar sikurse ishte paracaktuar. Pėrmbushja e frymėzimit hyjnor qė iu shfaq nėnės sė Musait ishte e mundur me anė tė zhvillimit tė kushteve tė panumėrta tė paracaktuara nga fati.
Shmangja e ushtarėve tė Faraonit dhe arritja e Musait nė pallatin e Faraonit pa u fundosur mvareshin nga pėrmbushja e disa kushteve. Kėto janė ato kushte:
1. Arka nė tė cilėn ishte vendosur Musai foshnje duhej tė ishte e papėrshkueshme nga uji. Prandaj, ai qė e konstruktoi arkėn duhej ta punonte nė atė mėnyrė qė ajo tė mund tė lundronte. Pėr mė tepėr, forma e arkės ishte njė faktor i rėndėsishėm sa i pėrket shpejtėsisė sė lundrimit nė ujė, s’duhej as tė lundronte shumė shpejt dhe ta kalonte pallatin e Faraonit, e as shumė ngadalė, duke u ndalur kėshtu para se tė arrinte tek Pallati. Arka duhej tė ishte punuar pikėrisht nė formėn e duhur qė tė mund tė lundronte me shpejtėsinė e duhur. Gjithė kėta faktorė pėrbėnin hollėsitė e shumta tė paracaktuara si pjesė e fatit tė zdrukthėtarit, i cili e punoi arkėn tamam ashtu si duhej.
2. Rryma e ujit qė e kishte bartur arkėn s’duhej tė ishte as shumė e shpejtė e as shumė e ngadalshme, por tė kishte shpejtėsinė e duhur. Kjo do tė ishte e mundshme vetėm me llogaritjen e saktė tė sasisė sė rreshjeve tė shiut qė formuan sasinė e ujėrave tė Nilit pėr minut. Kjo sasi e ujit bėn gjithashtu pjesė nė hollėsitė e ndėrlikuara tė fatit tė paracaktuar nga Zoti.
3. Erėrat gjithashtu duhet tė kenė ndikuar nė mėnyrė tė pėrshtatshme nė lėvizjen e arkės. Domethėnė, erėrat gjithashtu frynė nė pėrputhje me njė fat tė paracaktuar. Ato duhet tė kenė fryer as shumė shpejtė qė ta largonin arkėn, as nė drejtim tė kundėrt qė t’ia ndėrronin drejtimin dhe as shumė ngadalė qė t’ja ngadalsonin shpejtėsinė.
4. Gjersa arka ishte nė lum, askush s’do tė mund ta gjente. Domethėnė, askush pėrveē atij qė duhej tė haste nė tė apo ta vėrente atė. Rrjedhimisht, nė pajtim me njė fat tė pėrcaktuar, secili qė jetonte pėrgjatė lumit Nil nuk kishte qenė afėr apo s’e kishte vėnė re arkėn. Nė fakt, kėto rrethana ishin tė gjitha pjesė e fatit tė parapėrcaktuar nga Zoti.
5. Sikurse jeta e Musait, jetėrat e Faraonit dhe tė familjes sė tij gjithashtu u rregulluan nė pajtim me njė fat tė paracaktuar. Ata duhej tė ishin pikėrisht nė vendin e duhur dhe nė kohėn e duhur nė mėnyrė qė tė gjenin Musain. Familja e Faraonit do tė mund tė kishte planifikuar tė vinte te bregu i lumit mė heret. Ajo qė i kishte shtyer ata tė shkojnė atje pikėrisht nė atė kohė ishte fati i tyre.
Kėto janė vetėm disa prej rrethanave qė lejuan Faraonin tė gjej Musain. Tė gjitha kishin ndodhur pikėrisht ashtu siē i ishte frymėzuar nėnės sė Musait. Nė tė vėrtetė, premtimi qė Zoti i dha nėnės sė Musait dhe tė gjitha ngjarjet tjera qė kishin ndodhur, kishin ndodhur tė gjitha dhe ishin pėrmbushur pikėrisht siē ishin paracaktuar tashmė nga Zoti.
Ngjarjet qė kishin tė bėjnė me fatin e Musait nuk ishin tė kufizuara vetėm me ato ngjarje qė i rrėfyem gjer mė tani. Secili moment i jetės sė tij ishte me kujdes i paracaktuar nė pajtim me njė fat tė veēantė. As vendi as viti i lindjes sė tij, as njerėzit me tė cilėt ishte i rrethuar ai, as nėna apo babai i tij nuk ishin pėrcaktuar sipas zgjidhjes sė tij. Ishte Zoti qė paracaktoi gjithēka dhe krijoi secilin prej tyre. Ky fakt u shpall gjithashtu nga Profeti Muhamed (saas) i cili tha: “Gjithēka bėhet me urdhėr – madje edhe paaftėsia dhe aftėsia” (Muslim)
Njė vlerėsim mė i thellė i kėtyre ngjarjeve do t’na mundėsoj qė tė kuptojmė mė mirė se si secili moment i jetėrave tona ėshtė i lidhur ngusht me fatin tonė. Pėrmes shembujve tė shumtė, tregimi pėr Musain na mundėson tė mendojmė pėr kuptimin dhe thurrjen e fatit tė tij. Me hollėsitė e llojllojshme tė tregimit pėr Musain, Zoti na pėrkujton se jeta e njė individi, sikurse edhe jetėrat e gjithė njerėzimit dhe e tėrė gjithėsia, janė tė lidhura ngusht me fatin qė Ai ka paracaktuar.
Poashtu sikur qė Musai lundroi nė Nil nė pajtim me fatin e tij, ashtu edhe Faraoni dhe familja e tij u shtynė tė arrijnė tek vendi ku do tė takonin Musain. Nga vargjet qė kanė tė bėjnė me kėtė temė, mėsojmė se familja e Faraonit ishte sjellur pikėrisht sikurse i ishte frymėzuar mė parė nėnės sė Musait, domethėnė, ata e kishin marrė Musain nėn pėrkujdesjen e tyre pa qenė tė vetėdijshėm se ēfarė bartte e ardhmja pėr ta:

Pastaj atė e mori familja e Faraonit, qė ai tė mund tė bėhej pėr ta njė armik dhe burim I pikėllimit tė tyre. Me tė vėrtetė qė Faraoni dhe Hamani dhe pasuesit (trupat) e tyre ishin mėkatarė. Dhe gruaja e Faraonit tha: “Njė burim kėnaqėsie pėr mua dhe pėr ty. Mos e vrisni atė, mbase mund tė jetė i dobishėm pėr nė ose mund ta birėsojmė atė si djalin tonė.” Dhe ata nuk e kuptonin dot (pėrfundimin e kėsaj pune). (Kur’an, 28:8-9)

Dhe kėshtu Faraoni dhe familja e tij, plotėsisht tė pavetėdijshėm se ēfarė do t’ju sjellte fati, gjetėn Musain dhe e birėsuan si djalin e tyre. Nė tė vėrtetė, ata kishin vendosur ta mbajnė atė me shpresė se fėmija njė ditė do t’ju sjellte pėrfitim.
Nė ndėrkohė, nėna e Musait ishte e brengosur pėr djalin e saj sepse nuk e dinte se ēfarė i kishte ndodhur atij. Pėr ta pėrballuar kėtė situatė, Zoti ia forcoj zemrėn asaj:

Dhe zemra e nėnės sė Musait mbeti e zbrazėt. Ajo qe gati ta zbulonte (tė vėrtetėn) po t’mos e kishim forcuar Ne zemrėn e saj qė ajo t’mund tė mbetej prej besimtareve. Dhe ajo i tha motrės sė tij (Musait): “Ndiqe atė.” Kėshtu ajo e pėrcjellte atė nga larg fshehtas, ndėrsa ata nuk e shihnin dot. Dhe Ne sė pari e bėmė atė (Musain) t’i refuzoj tė gjitha mėndeshat, derisa erdhi ajo (motra e Musait) dhe tha: “A t’ju tregoj unė pėr njė familje qė do ta ushqej atė dhe do ta rritė atė pėr ju dhe qė do tė kujdeset mirė pėr tė?”
Kėsisoj Ne e kthyem atė te nėna e tij qė asaj tė mund t’i qetėsoheshin sytė e t’mos pikėllohej dhe qė tė mund tė kuptonte se premtimi i Zotit ėshtė i vėrtetė. Por shumica e tyre nuk e dinė kėtė. (Kur’an, 28:10-13)

Musai foshnje refuzoi tė gjitha mėndeshat, domethėnė, nuk piu qumėshtin e tyre, sepse sipas fatit tė pėrcaktuar pėr tė, Zoti kishte urdhėruar qė ai tė pinte vetėm qumėshtin e nėnės sė tij. Kjo ndriēon faktin se gjithcka njerėzit dėshirojnė ėshtė gjithashtu nė pajtim me fatin e paracaktuar nga Zoti. Siē i ishte frymėzuar nėnės sė tij, Profeti Musa mė nė fund u kthye tek familja e tij.
Nė tregimin pėr Musain, Zoti sqaron se Ai shpesh krijon situata qė duken tė jenė tė vėshira dhe pa rrugėdalje tė dukshme dhe se ngjarjet qė perceptohen si fatkeqėsi shumė lehtė mund tė ndodhė tė jenė bekime tė mrekullueshme. Njė nėnė e frikėsuar nga kėrcėnimi qė foshnja e saj mund tė vritet nga ushtarėt mizorė, pėr ta shpėtuar atė, e lėshon foshnjėn tė lundroj nė ujėrat e njė lumi. E njėjta foshnje mandej birėsohet nga familja mė e fuqishme e vendit, e cila nė fund e kthen foshnjėn tek familja e saj, sepse foshnja refuzon tė gjitha mėndeshat tjera…Secila nga kėto ngjarje ėshtė njė mrekulli nė vetvete qė demonstron pėrsosmėrinė e skajshme tė fatit tė urdhėruar nga Zoti. Pėr besimtarėt, secili detal i fatit tė njeriut nė fund rezulton tė jetė njė bekim. Siē mund tė shihet nė shembullin mė lartė, nganjėherė Zoti pėrgatitė aso tė mira pėr ne pėrmes rrethanave mė tė papritura.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
 
LINDJA E MUSAIT (AS)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HISTORIA E MUSAIT (AS)
» FISI I MUSAIT (AS) DEVIJON dhe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: HZ. MUSA (a s)-
Kėrce tek: